Ballina Rajoni Aksident i trefishtë në Kosovë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Aksident i trefishtë në Kosovë, një i vdekur dhe katër të plagosur

6

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Prishtinë-Ferizaj, duke lënë pas një viktimë dhe katër të plagosur. Sipas mediave të Kosovës, në aksident janë përfshirë tri automjete, një makinë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete  (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, njofton policia.