Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur mesditën e sotme në unazën e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllazërimi”, kur një automjet që nxitonte të dërgonte në urgjencën e spitalit një fëmijë të sëmurë ka kaluar me semafor të kuq. Në këto rrethana ai është përplasur me një furgon.
Mjetet janë përplasur dhe me automjete të cilat ndodheshin të parkuara në anë të rrugës. Fëmija i sëmurë është dërguar në spital, teksa nuk dihen ende detaje mbi gjendjen e tij.
Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.