Gjashtë persona kane mbetur te plagosur ne aksident pergjate rruges se Lagunes se Patokut. Dy autoveture jane parplasur prane zones bregdetare, duke regjistruar 6 te plagosur ne dy autoveturat, ndersa menjehere dy autoambulanca te Laçit kane derguar te plagosurit ne spitale.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se ne vendngjarje grupi hetimor po punon per zbardhejn e shkaqeve te ketij aksidenti ne pasditen e kesaj fundjave, ndersa mesohet se disa te plagosur jane nga Tirana dhe jane derguar ne spitalin e Traumes. Ende nuk dihet gjendja e te plagosurve.