Një aksident i rëndë është regjistruar në alpet zvicerane ku është rrëzuar një helikopter. Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur tre të tjerë. Ngjarja u regjistruar të martën në malin Petit Combin në Alpet zvicerane. Helikopteri është rrëzuar në lartësinë 3668 metra mbi nivelin e detit, për një arsye ende të papërcaktuar.
Në helikopter ishin pilot, një udhërrëfyes malor dhe katër klientë të tij. Shtatë helikopterë janë dërguar në vendngjarje në kuadër të operacionit të shpëtimit. Dy të plagosurve iu dha ndihma e parë përpara se të transportoheshin me avion në një spital në kryeqytetin e kantonit ëallis, Sion. Një person i tretë u shpëtua pak kohë më vonë, tha policia.
“Tre pasagjerët e tjerë për fat të keq u gjetën të vdekur”, thuhet në deklaratë.