Një aksident i rëndë ka nodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku një person ka mbetur i vdekur.
Sipas njoftimit të ploicisë një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë që automjetit I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.