Në takimin elektoral të zhvilluar me banorët e fshatit Panahor të Mallakastrës, kandidati Agron Kapllanaj është shprehur se mungesa e investimeve dhe e mbështetjes për qytetarët ka sjellë varfëri dhe shpopullim. Ai ka shtuar se jetesa e njerëzve punëtorë është vështirësuar për shkak të mungesës së vëmendjes nga ana e pushtetit qendor e vendor.
Gjatë fjalës së tij, Agron Kapllanaj ka fajësuar qeverinë për braktisjen që u ka bërë zonave rurale dhe ka përmendur zbatimin e disa projekteve të rëndësishme gjatë periudhës kur ai ishte kryetar i Bashkisë Mallakastër. Kapllanaj është shprehur se nevoja për rrugë, ujë të pijshëm dhe investime në bujqësi e blegtori, do të jenë prioriteti i tij kur të marrë drejtimin e bashkisë.