Ballina Lajme Politike Agron Kapllanaj në Mallakastër: Bashkia do jetë derë e hapur për çdo...

Agron Kapllanaj në Mallakastër: Bashkia do jetë derë e hapur për çdo qytetar.

5

 

Kandidati i PD Agron Kapllanaj për bashkinë e Mallakastrës duke qenë një njohës i zonës dhe terreneve të saj, falë të qenit kryetar i saj për 2015-2019 thuaj ka prekur me takimet çdo fshat të saj duke u takuar me votuesit e tij të dikurshëm. Kështu ai është ndalur në fshatin Kalenjë të Mallakastrës, aty ku ka zhvilluar një takimin me banorët në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Kapllanaj është shprehur se nevoja për ndryshim ndihet kudo, ndërsa në këtë fshat ka mungesë të theksuar të vëmendjes nga pushteti qendror dhe vendor, duke i lënë banorët në harresë. Kandidati për kryetar bashkie ka shtuar se më 14 maj është dita kur të gjithë bashkë do t’i rikthehemi punës dhe investimeve të munguara prej vitesh në Mallakastër. Kapllanaj u ka premtuar banorëve investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, ujësjellës dhe bujqësi, ndërsa i ka njohur edhe me prioritetet e tij për katër vitet e ardhshme. Ndërsa në takimin e zhvilluar me banorët e fshatit Greshicë, ai është shprehur se bashkia do të jetë derë e hapur dhe mbështetësja kryesore për çdo qytetar mallakastriot.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit i shprehën një sërë shqetësimesh kandidatit Kapllanaj. Ata thanë se në fshat mungon infrastruktura dhe mbështetja për sektorin e bujqësisë, ndërsa Kapllanaj u premtoi se do të ketë në vëmendje të gjitha shqetësimet e tyre. Si në çdo zonë të Mallakastrës, edhe në Greshicë problem mbetet shpopullimi, i cili ka ardhur si pasojë e mungesës së investimeve.

Agron Kapllanaj i njohu banorët me projektin e tij të punës dhe u premtoi se investimet e tij do të përqendrohen në infrastrukturën rrugore, ujësjellës dhe bujqësi. Gjithashtu, Kapllanaj shtoi se gjatë këtyre katër viteve të fundit Mallakastra është lënë totalisht në harresë, ndërsa banorët janë braktisur nga pushteti vendor.