Me banorët e lagjes “5 Shkurti” në qytetin e Ballshit ka qenë një ndër takimet e kandidatit të Partisë Demokratike Agron Kapllanaj. Në postimin e tij pas përfundimit të takimit Kapllanaj shkruan se në njësitë administrative të fshatrave, por edhe në lagjet e qytetit, situata është e njëjtë. Agron Kapllanaj vijon duke thënë se Bashkia Mallakastër në katër vitet e fundit ka qenë inekzistente dhe banorët kujtojnë vetëm punët që janë bërë kur pushteti vendor drejtohej prej tij, ndërsa mungesa e mirëmbajtjes po i çon drejt shkatërrimit.
Kandidati i Partisë Demokratike, i cili ka drejtuar Bashkinë Mallakastër edhe në periudhën 2015-2019, shton se banorët e lagjes “5 Shkurti” i kanë shprehur shqetësimin për mungesën e vëmendjes, ndërsa e kanë falënderuar për veprat e lëna në këtë lagje duke i dhënë premtimin se më 14 maj do të votojnë kandidaturën e tij. Sipas Kapllanajt, qytetarët e dinë se bashkë do t’i rikthehen punës dhe më 14 maj do të ndëshkojnë me votë këdo që i la në harresë. Ja çfarë shkruan kandidati i PD-së Agron Kapllanaj në postimin e tij: “Si në njësitë administrative në fshatra, por edhe në lagjet e qytetit, situata është e njëjtë.
Bashkia Mallakastër, në 4 vitet e fundit, ka qenë inekzistente. Banorët kujtojnë vetëm punët që janë bërë kur pushteti vendor drejtohej nga unë, madje as mirëmbajtja e tyre nuk është bërë dhe po shkojnë drejt shkatërrimit! E njëjta situatë duket edhe në lagjen “5 Shkurti”, ku banorët shprehin shqetësimin për mungesën e vëmendjes. Ata e dinë që bashkë do t’i rikthehemi punës, prandaj më 14 maj do të ndëshkojnë këdo që i la në harresë. Duke më falënderuar për veprat e lëna në këtë lagje, më dhanë premtimin se më 14 maj do të bëjmë ndryshimin për t’i dhënë frymëmarrje Mallakastrës.”