Ballina Lajme Agron Kapllanaj me banorët e Hekalit në Mallakastër: Jemi vetëm tre ditë...

Agron Kapllanaj me banorët e Hekalit në Mallakastër: Jemi vetëm tre ditë larg ndryshimit

2

 

 

Kandidati i Mallakastrës Agron Kapllanaj ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e fshatit Hekal në kuadër të zgjedhjeve vendore të së dielës. Para banorëve të shumtë që ishin të pranishëm në takimin e tij, Kapllanaj është shprehur se kjo zonë është e bekuar nga Zoti, por ka ende shumë punë për t’u bërë.

Agron Kapllanaj ka thënë se investimet e vetme në Hekal, janë bërë gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë Mallakastër, ndërsa vëmendja e pushtetit vendor në katër vitet e fundit ka qenë zero. Banorët e këtij fshati u ankuan për mungesën e infrastrukturës, ndërsa u shprehën të indinjuar, pasi janë lënë tërësisht në harresë nga Qerim Ismailaj. Kapllanaj u premtoi banorëve investime të rëndësishme dhe i njohu ata me prioritetet e tij për Mallakastrën në katër vitet e ardhshme.

Kandidati i Partisë Demokratike shtoi se vetëm tre ditë e ndajnë Mallakastrën nga ndryshimi i madh dhe qytetarët duhet të ndëshkojnë me votë ata që i lanë në harresë për katër vjet.