Në një takim elektoral me banorët e fshatit Fratar të Mallakastrës, kandidati Agron Kapllanaj ka thënë se të vetmet investime që janë kryer, janë ato deri në vitin 2019, nga ai moment e më pas, edhe pse ka pasur projekte të gatshme, njësitë administrative janë lënë në harresë. Kapllanaj është shprehur se kudo ku ka shkuar dhe me këdo që është takuar, ka marrë vetëm mbështetje, dhe këtë mbështetje do t’ua kthejë qytetarëve në besim dhe punë.
Ai ka shtuar se vetëm pak ditë na ndajnë nga ndryshimi dhe të gjithë mallakastriotët duhet të bëhen bashkë për Mallakastrën. Gjithashtu, Kapllanaj dëgjoi ankesat e banorëve që u shprehën të indinjuar për mungesën e vëmendjes dhe të investimeve në fshatin e tyre nga ana e pushtetit vendor. Kandidati i Partisë Demokratike i njohu banorët me prioritetet e tij për Mallakastrën, ndërsa u premtoi investime për infrastrukturën dhe bujqësinë.