Tv kombi
Kërkesa e KQZ si duket nuk po i sjellë shqetësime emrave që janë dërguar në prokurori për hetime të thelluara. Kështu po ndodh edhe kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj i cili vazhdon të mbetet aktiv sa në takimet me komunitetin, aq edhe me postimet në rrjetet sociale. Përmes një postimi në “Facebook”, Kapllanaj është shprehur rreth motivimit më të madh në këtë garë po e gjen dhe po e shikon te çdo qytetar që i bashkohet. Ai siguron banorët e mallakastriotë se ka qenë dhe do jetë çdo ditë me njerëzit e thjeshtë të Mallakastrës, pasi ata janë njerëzit e fitores. Kandidati i cili ka qenë edhe më herët kryebashkiak i Mallakastrës, thotë se mallakastriotët do t’i kthejnë hakun që meriton qeverisjes së turpit. “Kam qenë dhe do jem çdo ditë me njerëzit e thjeshtë të Mallakastrës. Janë njerëzit e fitores! Motivimin më të madh në këtë garë po e gjej dhe po e shoh te çdo qytetar që na bashkohet. Mallakastriotët do t’i kthejnë hakun që meriton qeverisjes së turpit”, shkruan Agron Kapllanaj në këtë postim në Fb.