Ballina Lajme Aeroporti ‘Nënë Tereza’ bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët më 6 dhjetor

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët më 6 dhjetor

1

Rinas- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor që të shkojnë në aeroport katër orë para fluturimit të tyre. Në një njoftim në Facebook, TIA bën me dije se kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Thirrja vjen pas rrugëve të bllokuara si masë sigurie për shkak të Samiti BE-Ballkani Perëndirmor që do të mbahet në Tiranë.

Postimi:

TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Nëser Tirana do të ‘blindohet’ e gjitha, madje kalimi pranë perimetrit të sigurisë tek “Air Albania” do të bëhet vetëm me kartë identiteti.