Ballina Lajme Aeroporti i Vlorës/ Rama: Fluturimin e parë do ta kemi në fund...

Aeroporti i Vlorës/ Rama: Fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024

1

Fluturimi i parë nga Aeroporti i Vlorës, punimet për të cilin janë ende në vijim, do të kryhet në fund të vitit 2024. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një takim me operatorët turistikë dhe banorët e qytetit bregdetar.

Në aeroport, punimet po ecin shumë mirë dhe jemi optimist se fluturimin e parë do e kemi në fund të vitit 2024. Shpresojmë shumë të mos kemi surpriza sepse jemi mësuar tani që jo gjithçka varet nga plani, puna dhe vullneti sepse ndodhin gjëra nga më të paparashikueshmet”, tha Rama.

Teksa përmendi disa nga projektet për të cilët po punohet në Vlorë, si porti i ri turistik, porti i ri tregtar apo rruga Orikum-Dukat, kreu i qeverisë tha se ata do t’i japin Vlorës një tjetër kategori pushuesish dhe do të stimulojnë edhe një tjetër zinxhirë të ekonomisë, sidomos në periudhën e dimrit.

Porti i ri turistik i Vlorës do sjellë në Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe do të stimulojë edhe një pjesë tjetër të zinxhirit ekonomik sidomos në periudhën e dimrit. Porti i ri Tregtar do plotësojë shumë edhe industrinë e peshkimit duke krijuar kushtet optimale. Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen, besoj se do i japim një impulsi të rëndësishëm Vlorës sepse qoftë rruga  ere që po hapet nga Orikumi në Dukat lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogorasë me shumë më tepër shpejtësi dhe siguri, janë pjesë e një infrastrukture të munguar në dekada”, theksoi kryeministri.