Ballina Lajme Abuzoi s*eksualisht me vajzën 12-vjeҫe të njerkës, flet babai i 29-vjeçarit: Nuk...

Abuzoi s*eksualisht me vajzën 12-vjeҫe të njerkës, flet babai i 29-vjeçarit: Nuk është e vërtetë

38

Ditën e sotme, gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin, i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë, ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve, ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe babai i 29-vjeçarit.

Ai pretendon se abuzimi nuk ika ndodhur dhe se denoncimi ka ardhur si hakmarrje nga bashkëjetuesja e tij pas një konflikti në çift.

Nuk është e vërtetë. E akuzoi për arsye se u zu me mua. U konfliktua me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte shtëpi më vete. Ne kishim një dhomë veç. Bashkëjetuesja u zu me mua dhe tha do ju fus të gjithëve në burg”, ka deklaruar ai.