Një task forcë e brendshme do të ngrihet në Kadastër për të pastruar atë nga punonjësit që kanë abuzuar deri më sot me regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Kjo është një nga detyrat që kryeministri Edi Rama i caktoi drejtoreshës së re të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, për ta pastruar këtë institucion nga “bishta e pisllëkut dhe korrupsionit”
“Duhet marrë masa serioze lidhur me bishtat e të keqes në institucion, me bishtat e pisllëkut dhe korrupsionit që janë të kudondodhur në kadastër në të gjithë territorin. Drejtorja e re një nga detyrat që ka është që të merret drejtpërdrejtë me një task forcë të brendshme për të çuar aty ku e kanë vendin punonjësit që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre”, tha rama
Gjithashtu lidhur me AMTP-të (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi), Rama tha se do të ketë një ligj që nuk do të lejojë më dhënien e tyre që ndikojnë në pengimi e zhvillimeve të zonave që tashmë janë të konsoliduara.
Rama tha se ky problem vjen nga e kaluara dhe se për shkak të korrupsionit, AMTP-të jepen edhe sot me pretendimin sikur janë dhënë në fillim të viteve ’90.
“Duhet një bashkëpunim edhe me prokurorinë speciale për sa i përket AMTP-ve lidhur me korrupsionin e të kaluarës që nga koha e komunave që prodhon edhe sot dokumente AMTP që jepen tani dhe pretendohet se janë dhënë në 1991 apo 1992. Kjo është komplekse dhe përtej institucionit vetë. Përfshirë edhe një ndërhyrje ligjore për AMTP ku fenomeni i daljes së tyre nëpër prona të konsoliduar nga investitorët dhe në rrugën e zhvillimit për të mos ndërdyrë në mes dhe nuk duhet të lejohet të marrë formë”, tha Rama.
/rtsh.al/