Ballina Lajme Abazoviç: Raportet Shqipëri-Mali i Zi, shembull për rajonin! Do mundësohet lëvizja e...

Abazoviç: Raportet Shqipëri-Mali i Zi, shembull për rajonin! Do mundësohet lëvizja e papenguar në lumin Buna

5

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, tashmë janë në nivele më të larta. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët që mbajti me kryeministrin Edi Rama, pas nënshkrimit të 11 marrëveshjeve dhe memorandumeve mes 2 vendeve.

Abazoviç shprehu krenarinë mbi nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës mbi lumin Buna, që sipas tij, jo vetëm do të rrisë perspektivën dhe zhvillimin e zonës, por do të nxisë gjithashtu rritjen e turizmit. Sipas Abazoviç “ Shqipëria dhe Mali i Zi mund të thonë se marrëdhëniet e tyre janë ngritur në nivele më të larta”.

Dërguam një mesazh të bukur, atë të bashkëpunimit, dedikimit të të ardhmes së përbashkët në zhvillimin ekonomik. Jam krenar që vendosëm nënshkrimet për krijimin e madh infrastrukturor të urës në Bunës, që do mundësojë të bëhet një prodhim, produkt i ri turistik.. njerëzit të kenë akses të zvogëlojnë trafikun sidomos gjatë verës dhe për perspektivën që zhvillimi i zonës të jetë më i lartë. Rama ndërmori disa hapa për të mundësuar lëvizjen e papenguar në lumin Buna”, tha Abazoviç. Kryeministri deklaroi më tej se raportet e Malit të Zi me Shqipërinë, janë një shembull për Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e Malit të Zi dhe Shqipërisë, theksoi Abazoviç, janë në BE.

Pas 7-80 viteve të rikthehet përsëri. Të bëjmë çdo gjë dhe ne segmente të tjera. Ne dëshirojmë që Mali i Zi dhe Shqipëria e shohin perspektiven në raportet e ndërsjella, ne jemi dedikuar drejt integrimit dhe të ardhmen e përbashkët e shohim në BE.

Mendoj që raportet që ka qeveria e Malit të zi me atë të Shqipërisë janë shembull për Ballkanin Perëndimor. Këtë shembull të ndjekin dhe vendet e tjera të rajonit, jemi të përkushtuar që mbledhje të përbashkëta të bëjmë dhe me vendet e tjera të rajonit”, shtoi ai.

/rtsh.al/