Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2021 është vlerësuar të jetë gjithsej 42,728 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legalë. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër i kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada dhe vende tjera”, thuhet në raportin e ASK-së, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch.
Liberalizimi i vizave ndodhi me 1 janar te këtij viti, ku mijëra kosovare ikën si turistë në vendet evropiane përfshirë këtu edhe Zvicrën. Ata qëndruan në Zvicër dhe vendet tjera anëtare të BE-së për të vizituar të afërmit e tyre familjarë dhe miq. Kjo lëvizje e madhe e kosovareve është vërejtur edhe në disa kantone të Zvicrës sidomos në rrugë dhe restorante, bare dhe kafene. Siç dihet në Zvicër aktualisht ka mbi 300.000 shqiptare, pjesa dërmuese vijnë nga Kosova.
Serbia dhe opozita kosovare këto dy muajt e fundit kanë abuzuar me shifra duke ekzagjeruar me numrin e largimit të kosovarëve nga vendi, duke bërë herë fushatë e herë panik dhe propagandë se gjoja “shqiptarët po ikin nga Kosova” apo siç dëshmon titull në gazetën e Beogradit: (Shqiptarët po ikin në një vend. Kjo është një pamje reale e një eksodi masiv – as që i intereson ekstremistit Kurti) Por, shifrat zyrtare falsin të kundërtën. Kosovarët dalin dhe kthehen në vendin e tyre.
Deri sot (para Ramazanit) janë kthyer më shumë se gjysma e të larguarve nga Kosova nga janari i këtij viti. Kosovarët tashmë janë vetëdijesuar dhe e kanë kuptuar liberalizimin vizave duke respektuar edhe ligjet dhe rregullat e Zvicrës, se për ata, meqë janë turistë nuk ka as punë e as azil. Ky kthim i turistëve kosovarë po vërehet jo vetëm në aeroportet e Zvicrës (Cyrih, Gjenevë, Basel e gjetiu..) por edhe në aeroportin e Kosovës në Prishtinë. Një pjesë e madhe e tyre janë kthyer gjatë javës së fundit, me makina private, apo dhe me autobusë, madje edhe me çmime shume të ulëta deri në 50 euro nga Gjeneva, Cyrihu apo Berna e Bazeli për në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Questo è vero nei media e nei leader che si trovano in Kosovo, quando mi trovo a Shifra e sono molto politico, mi Shifrat e njerëzve që deshirojnë non sono in Kosovo. Quello che è un diritto normale che ti viene richiesto di leggere, è il fatto che se sei in giro per 2-3 mesi, non puoi farlo. Per Dalim, a Shqipëria, vitin e kaluar ka pasur rreth 12 azilkërkues, kurse nga Kosova 5-6 persona. Questa è la tendenza se hai bisogno di una bottiglia di vetro per ikjen e shqiptarëve që in realtà non è una verità. Nel fondo del fondo, potresti avere 20 vite del Kosovo da 300 a 400 miglia, mentre i suoi fratelli kosovari hanno 20 a 30 miglia, non è una catastrofe”, ha dichiarato il redattore nella gazzetta zvicerane Le Canton27.ch .