Herë pas here banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë përballur me situata aspak të këndme me njëri-tjetrin, duke i bërë sidomos vajzat të shpërthejnë në lot.
Egla është ndjerë keq sot kur ndodhej në oborr bashkë me Sarën dhe Bardhin, kur u tregoi për një debat që kishte pasur më herët me Rozën. Ajo u shpreh se Roza i ka bërë një koment të tmerrshëm në lidhje me të pasurit një fëmijë.
“Dje Roza më ka thënë një gjë të tmerrshme se më lëndoi shumë. Nuk prekem me Rozën , por prekem me gjithë gjënë… Është shumë plehrë. E paftë Zoti. Zoti e paftë! Do ia nxij ekzistencën këtu brenda. Do ia nxjerr prej hundësh! Ku e di ajo sa jam përpjekur unë të kem një fëmijë?”, është shprehur Egla.