Inida Gjata, e njohur për publiku shqiptar si Zhaku, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e bukur se është në pritje të një fëmijë, duke zbuluar edhe se është djalë.

Zhaku dhe partneri i saj gjerman Christian Kreuz me të cilin në 2017 u martua, e ka mbajtur larg vëmendjes publike lajmin e bukur.
Në një intervistë disa muaj më parë, e pyetur nga gazetari Kelvi Kadilli në emisionin “Apolitik”, Zhaku tregoi se nuk kishte ende një fëmijë për shkak të një problemi shëndetësorë.
“Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore, por është një problem që kam unë në mitër që e pengon këtë, është një gjë komplet teknike, mjekësore që besoj nuk i intereson askujt. Di që kam mish të huaj, që pengon këtë proces, është një lloj si me thënë tumori beninj që shkakton këtë pengesë. Por edhe unë me thënë të vërtetë nuk jam më që t’u shkoj fëmijëve nga mbrapa, gati 40 vjeç, edhe kjo është një nga arsyet që unë nuk e vras shumë mendjen, them e ka shkrujt Zoti këtë punë”, tregoi ajo.
Por për fat të mirë gjerat kanë shkuar për mrekulli dhe tashmë Zhaku është gati të presë djalin e saj.
