Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, ka qenë e ftuar së fundmi në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC.
Ajo dhe shumë gra të tjera të Hollywoodit kanë qenë mysafire të Shtëpisë së Bardhë me një mision të veçantë të nisur nga Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden.
Aktorja e filmit hit “Wrong Turn” ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga takimi me krerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aty shihet duke pozuar ndër të tjerash edhe me residentin amerikan Joe Biden.