Giorgio Armani fiku muzikën gjatë shfaqjes së tij të modës në Milano dje, në shenjë respekti për njerëzit e përfshirë në luftën në Ukrainë. Modelet sfiluan në pasarelën ku mbizotëronte heshtja, e ndërprerë nga duartrokitjet e publikut.“Vendimi im për të mos përdorur asnjë muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë e shpalosur në Ukrainë”, shkruhej në një postim mbi një baner të zi në llogarinë e stilistit në Twitter.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë, sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”, tha i prekur stilisti 87-vjeçar pas spektaklit.“Vendimi im për të mos përdorur asnjë muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë e shpalosur në Ukrainë”, shkruhej në një postim mbi një baner të zi në llogarinë e stilistit në Titter.


“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë, sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”, tha i prekur stilisti 87-vjeçar pas spektaklit.