Ballina Lajme Politike Balla nga Greshica: Duhet hetuar shitja e rafinerisë së Ballshit dhe ata...

Balla nga Greshica: Duhet hetuar shitja e rafinerisë së Ballshit dhe ata që e kanë bërë këtë dëm kombëtar të shkojnë përpara drejtësisë.

1
Partia socialiste ka pasur dhe vazhdon të ketë vetëm rezultate pozitive, ka pohuar nga Greshica, në një takim me banorët e kësaj zone, drejtuesi politik i qarkut, deputeti Taulant Balla, i cili së pari ka vlerësuar vlerat dhe traditat, kontributin e kësaj treve në çështjen e luftës për liri dhe pavarësi. “Katër vjet bashkia nuk kuptohej ku fillonte bashkia e ku fillonte kompania.
Me makinat e bashkisë bëheshin punët e kompanisë”, ka denoncuar Balla lidhur me qeverisjen e mëparshme të Mallakastrës nga kryetari demokrat duke shkuar akoma më tej që me lekët e bashkisë jo vetëm mbaronte punët, por edhe nxirrte rrogat e kompanisë Balla kujtoi që në viti 2019 populli i Mallakastrës i dha besimin dhe votën Qerim Islmailajt duke e vlerësuar figurën e tij në shumë drejtime, me të cilin është filluar një histori të re në bashkinë e Mallakastrës.
Ai ka vlerësuar punën e mirë që është bërë për Greshicën, sepse është një njësi që meriton më shumë dhe për shkak të pozicionit të gjeografisë. “Në të gjithë Shqipërinë duket qartë që PS do të marrë një rezultat të shkëlqyer dhe mendoj që për herë të parë do të kemi një fitore të bukur edhe në Shkodër, sepse në fakt Shkodra është për herë të parë shembulli kuptimplotë i asaj që nuk duhet të ndodhi” tha Balla. Ai është ndalur në investimet madhore që janë duke u kryer në këtë bashki si ajo e rrugës së Hekalit që të çon drejt thesarit të Mallakastrës, qyteti antik të “Bylisit”.
Një tjetër investim i pritshëm është fillimi i investimit të premtuar nga kryeministrit Rama do të fillojmë në rrugën Fier-Patos-Ballsh dhe më pas në Fratar dhe ky është një investim shumë i rëndësishëm. “Por që ta bëjmë këtë rrugë duhet që Edi Rama dhe Qerimi të punojnë të dy së bashku. Po do punë ke Qërimin dhe Edi Ramën, sepse Qerimi këto që premton do t’i realizojë bashkë me Edi Ramën” iu është drejtuar Balla të pranishmëve në këtë takim elektoral. Ai është ndaluar dhe në perspektivë e tregtimit të vajit të ullirit në sajë të përpjekjeve të qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë drejt Italisë, nisur dhe nga thatësira e Spanjës e cila është furnizuesja e tregut italian me vaj ulliri.
Sipas tij viti 2023 do të shënojë çmime të kënaqshme jo vetëm për prodhimin e ri por edhe stokun e vajit të ullirit. Rritja e pagave në sektori privat dhe atë shtetëror do të ndikojnë në rritje e pensioneve, shtoi Balla. Duke u ndalur në shkatërrimin e industrisë së përpunimit të naftës dhe shitjen e rafinerisë së Ballshit, Balla ka kërkuar që SPAK-u të fillojë hetimet dhe ata që e kanë bërë këtë dëm kombëtar të shkojnë përpara drejtësisë. Kandidati Qerimi është ndalur në punët e kryera në këto vite në zonën e Greshicës për të cilët ka pohuar se mbetet punë në drejtim të rrugëve të brendshme të fshatrave apo edhe për sistemin e ujit të pijshëm i cili ishte kryer me një sistem korruptiv dhe me ndërhyrjet e kryera në linjën Poçem-Qafa e Kashit do të përfitojnë dhe banorët e Greshicës.
Qerimi ka përmendur faktin që trajtimi i qytetarëve mallakastriotë në bashki është i njëjtë pa pasur parasysh se cila është përkatësia e tij politike. Ai ka shprehur bindjen se Greshica dhe greshiciotët edhe në këto votime do të jenë në ballë të fitores së Partisë Socialiste.