Ballina Lajme 6 vite konflikte që sollën vrasjen e dyfishtë në Tiranë

6 vite konflikte që sollën vrasjen e dyfishtë në Tiranë

1

Vrasja e Nora dhe Dritan Muskurtit duket se është kulmi i 6 viteve konflikte në familje. Konflikte të cilat kryesisht lidheshin me bizneset dhe më pas kanë degraduar në çështje banale.

Burime të Televizionit Klan thanë se viktima Dritan Muskurti, i njohur edhe me emrin Alban, në 26 Gusht, pas një konflikti të radhës ka kërkuar urdhër-mbrojte, kërkesë e cila ishte lënë të shqyrtohet në datën 6 Shtator.

Ndërkohë  në 2021, ka qenë Arsen Muskurti, autori i vrasjes, i cili u është drejtuar autoriteteve me kërkesë për mbrojtje, e cila është refuzuar.

Konfliktet në familje të cilët kanë nisur që prej vitit 2016 kanë shkuar deri në dyert e komisariateve në Tiranë në disa raste. 

Nga hetimet, policia gjeti edhe pistoletën e përdorur në biznesin e tij, i cili ndodhet pak metra nga vendi ku kreu vrasjen. 

Teksa nga marrja në pyetje e autorit ai ka konfirmuar se shkak për ngjarjen janë bërë debatet që lidheshin me bizneset dhe se ai është ndjerë i ofenduar dhe fyer nga vëllai dhe kunata.

38-vjeçari Arsen Muskurti shkon i qetë pranë biznesit të të vëllait Dritan Muskurti 44 vjeç dhe kunatës Nora Muskurti 33 vjeç, ku i ka qëlluar disa herë. Pas pak sekondash, ai shihet teksa largohet i qetë.

Tv Klan ka arritur të sigurojë këtë foto, ku duken ndoshta për herë të fundit bashkë autori Arsen Muskurti dhe viktima Dritan Muskurti me pushime në Valbonë.