Ballina Lajme 6 shqiptarë mes viktimave në aksidentin e trenave në Greqi.Emrat

6 shqiptarë mes viktimave në aksidentin e trenave në Greqi.Emrat

1

6 shqiptarë kanë humbur jetën nga aksidenti më tragjik hekurudhor, i ndodhur në Tempe të Greqisë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka konfirmuar edhe emrat e viktimave. Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo janë shqiptarët që humbën jetën nga kjo tragjedi e jashtëzakonshme.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident” – shkroi ministrja e jashtme.

Në nderim të tyre dhe si ngushëllim për familjet e prekura nga aksidenti i 28 Shkurtit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga Kryeministria me flamurin kombëtar ulur në gjysmështizë.
Qeveria shqiptare e shpalli 5 Marsin ditë zie kombëtare dhe në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë.

Në nderim të viktimave një pjesë e qytetarëve të Korçës bënë edhe homazhe duke ndezur qirinj. Lutje dhe ngushëllime të veçanta shkuan sidomos për shtetasit shqiptarë që humbën jetën. Greqia ka shpallur tre ditë zie kombëtare për këtë tragjedi. Nga përplasja e dy trenave u regjistruan 57 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.