Ballina Lajme Nga Krapsi është premtuar vazhdimësia e investimeve të kryera në tetë vjet...

Nga Krapsi është premtuar vazhdimësia e investimeve të kryera në tetë vjet të drejtimit të bashkisë së Fierit nga Armando Subashi

2

 

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi i shoqëruar nga Balla dhe Felaj u takuan me banorët e fshatit Kraps në njësinë Portëz, ku u diskutua për projektet që do të vijojnë të bëjnë në të gjithë bashkinë e Fierit. Në fjalën e tij Balla theksoi se në 14 maj, Edi Rama dhe Armando Subashi janë zgjedhja e duhur që do të bëjmë përpara. Ai ka vlerësuar punën e bërë ndër vitet e dy mandateve të kryetarit të bashkisë duke shprehur bindjen se në 14 do të bëjnë zgjedhjen e duhur për të vazhduar më tej rrugën e transformimeve.

“Shqipëria po ecën dhe duhet të vazhdojë të ecë vetëm përpara, kurrë më mbrapa. Por jo të gjithë janë dakord me drejtimin që ne kemi zgjedhur. Sali Berisha dhe Ilir Meta i premtojnë shqiptarëve të shkuarën. Atë të shkuar që të gjithë e kemi përjetuar dhe e mbajmë mend shumë mirë dhe që të gjithë duam ta lëmë pas.” tha mes të tjerave Balla. Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e fshatit Kraps për më shumë investime nga buxhetit 2023, por edhe në të katërt vitet e ardhshme.

Kryebashkiaku Subashi e ka fokusuar fjalën e tij në disa pika kryesore, që sipas tij janë me rëndësi jetike për këtë njësi administrative. Ai ka përmendur investimin në rrugën Mbyet-Kraps që nga gjendja e saj e mjeruar banorët e kësaj zone bojkotuan zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa sot ka pohuar Subashi investimi i infrastrukturës rrugore është shtrirë dhe në brendësi të fshatrave të njësisë. Në pamundësi për shtrim me asfalt një pjesë e tyre janë shtruar me rërë bituminoze. Këto investime nuk janë parë thjesht si indikacione për përmirësimin e jetës së banorëve, por edhe nxitjes së bizneseve dhe daljes së prodhimeve në treg. Ai ka përmendur investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore.

Në shkolla çdo vit në korrik- gusht bëhen ndërhyrje për të siguruar mësim normal në shtator, ka përmendur ai. E njëjta gjë ndodh dhe me qendrat shëndetësore që nuk lihen jashtë vëmendjes së bashkisë, por edhe mjeku dhe infermieri duhet të jenë kurdoherë në shërbim të banorëve. Kolona e tretë ka qenë e lidhur me investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, duke trashëguar nga e kaluara mungesë të theksuar të investimeve në këtë drejtim. Sot janë rreth nëntë eksavatorë që kryejnë shërbime në këto kanale.

Kolona e katër ka qenë e lidhur me shërbimet si pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra. Subashi ka përmendur në këtë drejtim vendosjen se nga vendosja e 15 mijë ndriçuesve përmbyllet ky objektiv në këtë bashki. “Në 14 maj do të votojmë për kryetarin e bashkisë dhe këshillit bashkiak. Nuk duhet ta devijojmë votën e PS diku tjetër .

Atë që po bën sot në parlament Saliu dhe Iliri, atë do bëjnë dhe këta salinjtë e vegjël duke u munduar të bllokojnë punët e këshillit, do krijojnë tension, prandaj përgjigjja më e mirë është të garantojmë shumicën e këshillit bashkiak që të vazhdojmë të ecim përpara me të gjitha projektet, me të gjitha financimet dhe me gjithë ato çfarë duam të realizojmë në katër vitet e ardhshme. Vota për PS është përgjigjja më e mirë qoftë për Saliun, qoftë për Ilirin, por nga ana tjetër është mbështetja më e madhe për Edi Ramën” tha Subashi.

/Tv Kombi/