Stacioni i radhës i takimeve zgjedhore i të deleguarit të qarkut deputetit Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë Armando Subashi kanë qenë fshatrat Gorishovë dhe Vreshtas pjesë të njësisë administrative të Cakranit. Balla përballë të pranishmëve në këtë takim ka theksuar se Armando Subashi nuk është kandidat, por ai është kryetar i bashkisë dhe do të vazhdojë të mbetet kryetar i bashkisë.
Sipas tij kandidatë janë ata të tjerët, që do të mbeten kandidatë. Ai e ka cilësuar mandatin e ri si një mandat i cili duhet të çojmë përpara shumë punë të rëndësishme që ka bashkia e Fierit. Balla është ndalur në efektet negative që u shkaktuan nga pandemia, tërmeti dhe lufta në Ukrainë, por askush nuk e thotë dot që punët që janë kryer në bashkinë e Fierit nën drejtimin e Armando Subashit nuk janë punë, që nuk duken, por janë punë të cilat flasin vetë. “Kemi transformuar qytetin e Fierit, po vijojmë të bëjmë punë të rëndësishme edhe në njësinë administrative të Cakranit.
Padyshim si kemi bërë qendrën e fierit po bëjmë dhe qendrën e Cakranit dhe natyrshëm do të vazhdojmë në të gjitha fshatrat e Cakranit: pa pohuar balla duke theksuar se në këtë fazë duhet një mbështetje akoma më e madhe për bujqësinë dhe blegtorinë. Nga ana e tij Taulant Balla është shprehur se në 14 maj do të kemi një rikonfirmim dhe një fitore të bindshme të kryetarit Subashi, por ai ka kërkuar që nga këto votime të kemi votat dhe për këshillin bashkiak me qëllim që këshilli bashkiak të luajë rolin e parlamentit.
Është shumë e rëndësishme që të kemi numrat në këshillin bashkiak, ka kërkuar Balla, për të kaluar një sërë vendimesh të projekteve transformuese. “Duhet të shkojmë përpara dhe duhet të shkojmë me Armandon për të cilin flet vetë puna që ka bërë në Fier e të shkojmë me Edi Ramën për të cilin flet puna çdo ditë.”-tha Balla dhe sipas tij në 14 maj do të ketë një rikonfirmim si kryetar i Armando Subashi, por edhe për ta ngritur Gorishovën, njësinë administrative në krye të fitores së kësaj date.
Nga Cakrani kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar vazhdimësinë e punës në drejtim të zbatimit të shumë projekteve dobiprurëse për gjithë komunitetin e kësaj zone. Subashi ka vlerësuar reformën territoriale të ndërmarrë ndër vite duke e cilësuar atë si më të mirën. “Koha ka treguar që vetëm në pak vite, me buxhetin e bashkisë janë bërë investime në çdo njësi administrative që ish komunat e dikurshme nuk kishin mundësi ti bënin me ato buxhete që kishin në ato vite.” -tha ai. Subashi në fjalën e tij ka pohuar se problematika e viteve të mëparshme ishte e përqendruar në kërkesat e komunitetit për më shumë rrugë, më shumë ujë të pijshëm, shkolla më të mira, pastrimin e plehrave, për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës.
Këto ishin disa nga kërkesat më të domosdoshme, më jetike që praktikisht çdo familje duhet t’i ketë të garantuara, ka pohuar Subashi. “Me buxhetin e këtij vitit do të rifillojmë investimet me mbështetjet masive të qeverisë për shumë nga projektet që praktikisht janë gati dhe pritet financimin. Këto projekte dalin tej mundësive të fondeve bashkiake dhe me përmirësimin e situatës ekonomike në vend do të njohin investim dhe realizim”-ka garantuar Subashi banorët e kësaj zone. Por ai është ndalur në shumë arritje të shënuara gjatë këtyre viteve duke filluar me investimin e sistemin e vaditjes dhe kullimit pasi sipas tij Cakrani.
Sipas tij është përfshirë në projekt investimi stacioni i Selishtës me pesë pompa të reja me 250 kilovat secila përpos rehabilitimit të kanalit dhe veshjeve të tij me beton si është bërë në shumicën e veprave vaditëse si janë bërë atje ku është ndërhyrë duke kthehet vaditjen në mbi një mijë e ca hektarë tokë në fushën e Cakranit.
Subashi është ndalur në investimet në vijim si në atë të shkollës së Gorishovës shtrimi i oborrit dhe sistemimi i tij, trotuari në këtë fshat apo dhe ndërhyrje masive në Vreshtas ndërhyrja në rrugët e çdo fshati. Subashi ka parashtruar çfarë është bërë në këto vite në drejtime të ndryshme, por edhe çfarë do të bëhet në vijim duke premtuar përkushtimin e tij në përmbushjen e çdo objektivi dhe parashikimi.
/Tv Kombi/