Ballina Lajme 5 turistët ranë në greminë në Shalë, 1 e vdekur dhe 2...

5 turistët ranë në greminë në Shalë, 1 e vdekur dhe 2 në gjendje të rëndë, ende në vendngjarje në pritje të ndihmës nga autoritetet

42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shalë të Shkodrës, ku një grup turistësh që kanë qenë duke ngjitur malin, në afërsi të “Shpellës së Harapit”, kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në greminë.

Si pasojë një 31-vjeçare ka humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, raporton BalkanWeb.

Burime për gazetarin Senad Nikshiqi bëjnë me dije se dy të plagosurit janë ende në vendngjarje, dhe presin për ndihmë nga autoritetet, për t’i transportuar drejt spitalit, si dhe për të marrë trupin e pajetë të së resë.