Pashkët janë një festë fetare që festohet nga të krishterët. Besimtarët, festojnë ringjalljen e Jezu Krishtit. ndërsa jofetaret festojnë me familjarët dhe pikturojnë vezët. Pavarësisht nga arsyet për festimin e Pashkëve, ka shumë gjëra që mund të bëni për të përkujtuar ditën. Dritare.net ju sjell disa gjëra që mund t’i bëni për Pashkë.
1 Ngjyrosni vezët.
Ju mund gjeni ngjyrues pothuajse çdo supermarket rreth muajve të Pashkëve. Merrni disa vezë dhe lërini fëmijët tuaj të argëtohen duke i pikturuar ato për pushimet e Pashkëve.
Gjuetia e vezëve të Pashkëve.
Një pjesë ikonike e Pashkëve është edhe gjueti e vezëve të Pashkëve. Ju që keni fëmijë, fshihni vezët që keni ngjyrosur në shtëpi dhe shpallni një garë kush mbledh më shumë vezë. Është një lojë shumë argëtuese dhe fëmijët adhurojnë të kërkojnë vezët, informon dritare.net.
Dhuroni shporta për pashkë.
Shporta e Pashkëve është një traditë e rëndësishme e Pashkëve. Fëmijët e vegjël duan të zgjohen në një shportë të mbushur me gjërat Pashkëve. Ju mund të blini shporta në dyqan gjatë pushimeve. Mbushini ato me gjëra të vogla si karamele dhe lodra.
Nëse jeni fetar, provoni të shtoni vezë plastike me vargje biblike të vendosura brenda.
Dritare.net ju sugjeron gjithashtu të vendosni lodra të vogla në vend të gjërave ushqimore, si kafshë të vogla plastike ose lodra të vogla prej pelushi.
Bëni biskota në formë lepuri.
Lepuri, për Pashkë, është një pjesë emocionuese për fëmijët. Bëni biskota të pjekura në formën e lepurit. Kjo mund të jetë një mënyrë argëtuese për fëmijët që të ngazëllehen për festën.
Dekoroni me fëmijët tuaj.
Fëmijët shpesh gëzohen kur bëjnë dekorime për pushime. Bëni sa më shumë zbukurime për Pashkë.
Ju gjithashtu mund të kërkoni ide dekorimesh edhe online. Fëmija juaj, për shembull, mund të kënaqet duke bërë me letër lepurin ose një zog pule./E.B- dritare.net