Ballina Lajme “41-vjeçarja kishte sherre në familje”/ Gazetarja e njohur zbardh detaje të reja...

“41-vjeçarja kishte sherre në familje”/ Gazetarja e njohur zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës: Ja çfarë më tha vjehrra e saj

47

Gazetarja Aida Topalli është shprehur se familja ku jetonte Bedrije Loka, 41-vjeçarja që u vetëhelmua me fotoksinë, ishte një familje me probleme të mëdha sociale.

Advertisements

 

 

Komentet Topalli i bëri në një emision televiziv, ku tha se kishte sherre të herëpashershme mes Bedrije Lokës dhe vjehrrës së saj.

Ajo tha gjithashtu se kishte pasur edhe një komunikim me vjehrrën e Bedrie Lokës, e cila kishte mohuar kategorikisht marrëdhëniet e këqija me nusen e djalit të saj, duke thënë se nuk jetonte në një banesë me të.

Advertisements

 

 

“Një familje me problematika të shumta sociale. Një familje e ardhur nga Dibra. Xhemal Loka është rritur jetim. Me një vlla të Xhemal Lokës që gruaja i ka braktisur fëmijët.

Me sherre të vazhdueshme mes vjehrrës së Bedries dhe Bedries vetë. Edhe megjithëse në një bisedë që unë kam pasur me vjehrrën e Bedries, ajo nuk jetonte në një banesë me të.

Ajo rriste dy fëmijët e djalit tjetër, punonte edhe në shtetin grek për të siguruar të ardhura dhe mohon kategorikisht që të ketë pasur marrëdhënie të këqija me Bedrie Lokën”, tha Topalli.