Ballina Lajme 40 viktima dhe 11 të plagosur pas shpërthimit në një minierë qymyri...

40 viktima dhe 11 të plagosur pas shpërthimit në një minierë qymyri në Turqi

1

Numri i minatorëve që humbën jetën nga shpërthimi në një minierë qymyri në provincën veriore, Bartin, arriti në 40, njoftoi ministri i Brendshëm i vendit, Suleyman Soylu.

Soylu tha se 11 punëtorë të plagosur janë nën trajtim në spitale.

Duke vënë në dukje se 58 nga 110 minatorët janë shpëtuar, ai tha se ka paqartësi për një nga minatorët duke shtuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll.

”Presidenti Recep Tayyip Erdogan po monitoron nga afër situatën”, shkroi presidenca turke në Twitter.

Ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore të Diyarbakirit