Ballina Lajme 39 vjeçari nga Divjaka në gjëndje të dehur godet me sende të...

39 vjeçari nga Divjaka në gjëndje të dehur godet me sende të forta derën e banesës së kushuririt si dhe e kanos atë por e pëson dhe vet…

1

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 39 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur me sende të forta derën e banesës së një shtetasi (kushëriri i tij), dhe e ka kanosur atë. Nga këto veprime, si dhe për shkak të gjendjes së dehur, është dëmtuar vetë 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.