Ballina Lajme 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan 

37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan 

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, ku një 37-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij.

Policia bën me dije se 37-vjeçari Ramis Mici ka goditur me thikë bashkëjetuesen Jetlira Elezin, 37 vjeçe, e cila ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.