Durrës- Një grua me makinë ka aksidentuar një 18-vjeçare në Durrës. Mësohet se 36-vjeçarja ka përplasur të renë në lagjen numër 8, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar policia së bashku me grupin hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.