Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është një vend që ka humbur votën dhe institucionet ligjzbatuese. I pranishëm në një takim me kryetarët e degëve, Berisha tha se primaret do të jenë ato që do të risjellin votën në këtë vend. Berisha tha gjithashtu se primaret për PD-në do të jenë një mision i jashtëzakonshëm.
“E thirrëm këtë të mbledhje, në një moment shumë të rëndësishëm dhe për dy çështje themelore, me të cilat duhet të përballet me sukses PD, të cilat po i presin me padurim mbarë qytetarët shqiptarë. Udhëheqja juaj në degët e saj ka një rëndësi përcaktuese për suksesin e të dyjave, të tyre. Së pari, zbatimi, zgjedhja e qytetarëve të parë dhe më pas edhe të këshilltarëve me procesin e primareve. Ne e kemi mision këtë dhe duhet ta konsideroni si një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, historik. Ju jeni dëshmitar që ne sot si shoqëri kemi humbur votën. Por nëse humbet votën, humbet shtetin ligjor, kushtetueshmërinë, lirinë dhe të drejtat dhe faktikisht shndërrohesh ose në një shoqëri diktatoriale ose parashterërore. E para është reale. Ju të gjithë jeni njerëz, personalitete politike dhe ju që të gjithë e keni të qartë se këtu në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak dhe cilido që lexon për diktaturat, një nga format më të zakonshme të tyre, janë shtetet ku sundon një parti. Dhe pjesa tjetër, shtypet dhe vetëm shtypet. Ky është realiteti i sotëm shqiptar,“- tha Berisha ndër të tjera.