Ballina Lajme 32-vjetori i PS, Rama: E vetmja forcë politike e cila që prej...

32-vjetori i PS, Rama: E vetmja forcë politike e cila që prej krijimit, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar

0

Partia Socialiste feston këtë të hënë (12 qershor) 32 vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i PS, Edi Rama ka publikuar një foto të një parashute me shqiponjën dykrenare dhe me flamurin e PS që valëvitet, duke thënë se forca e vetme e politikës shqiptare prej 32 vitesh nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar. Rama teksa ka uruar ditëlindjen e Partisë Socialiste, shprehet se kjo forcë politike është e vetmja e cila votohet më shumë nga gratë se nga burrat.

Në ditëlindjen e 32-të të Partisë Socialiste krerët e Asambleve të PS të 61 bashkive, deputetë, kryetarë bashkish të konfirmuar në detyrë nga zgjedhjet e 14 majit, persona që kanë kontribuuar në themelimin e PS do të jenë të ftuar në Pallatin e Kongreseve, ndërsa përvjetori do të vijojë me disa aktivitete në vend.

MIRËMËNGJES dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë’, shkruan Rama.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se PS ka dëshmuar ndër vite se ka qenë alternativa më progresiste në Shqipëri.

Sipas tij, energjia pozitive është ajo që ka ditur të udhëheqë vendin përpara duke u përballur me sfida të shumëfishta.

Gëzuar PS. Një falënderim i përzemërt sot për ata burra e gra, vajza e djem që 32 vite më parë, vendosën sëbashku të themelojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë!

Nuk kemi pse të mos ndjehemi sot krenar. Kjo forcë politike ka dëshmuar më së miri në këto vite se është alternativa më progresiste në Shqipëri. Është energjia pozitive që ka ditur të udhëheqë vendin vetëm përpara duke u përballur jo rrallë me sfida të shumëfishta.

Një mirënjohje për këdo që u angazhua ndër vite si pjesë e Partisë Socialiste, këdo që dha sado pak nga vetja për të bërë realitet ëndrrën tonë të përbashkët, çdo anëtar partie, patronazhist, simpatizant dhe drejtues. Pa ju, sigurisht nuk do të kishte qenë e mundur të kemi partinë që shohim sot”, shkruan Gjiknuri në rrjetin social Facebook.

Fitoja në zgjedhjet e 14 majit, u shpreh Gjiknuri, është dhurata më e bukur për 32 vjetorin e PS.

“Fitorja e thellë dhe e padiskutueshme në 14 Maj është “dhurata” më e bukur për këtë 32-vjetor. Një “dhuratë” që duhet dhe do të na bëjë edhe më të përgjegjshëm në qeverisjen e vendit, falë aftësisë sonë për tu vetkorrigjuar e përmirësuar”, shkroi ai.

/rtsh.al/