Ballina Lajme 32 vite nga themelimi i PD-së, Sali Berisha mesazh urimi

32 vite nga themelimi i PD-së, Sali Berisha mesazh urimi

1

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, nuk kishte si të mungonte urimi i kreut të PD, Sali Berisha.

Përmes një statusi në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar demokratët për 32-vjetorin e PD-së, teksa thotë se njëherazi data e themelimit të partisë shënon edhe pluralizmin politik në Shqipëri.

“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”- shkruan Berisha në rrjetet sociale.