32 mijë fëmijë kanë marrë këtë vit bonusin e bebes. Shifër e publikuar nga kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ndërsa shkruan se kjo mbështetje nuk do të ndalet për asnjë moment për familjet e reja që gëzohen me fëmijë.
Bonusi është 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim.
Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë. Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.