Ballina Lajme 31% e ekonomisë shkon për t’u ushqyer, shqiptarët rekord në Europë për...

31% e ekonomisë shkon për t’u ushqyer, shqiptarët rekord në Europë për shpenzimet për bukë, mish, peshk, qumësht, fruta

6

Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre t’i çojnë për t’u ushqyer.

Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime (të matura sipas standardit të fuqisë blerëse), në Shqipëri ishin sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022. Kjo shifër është më e larta në Europë dhe shumë më tepër sesa mesatarja prej 6.3% e PBB-së së Bashkimit Europian.