Ballina Lajme 300 vende vakante/ Nis testimi për Akademinë e Sigurisë, Çuçi: Kemi ulur...

300 vende vakante/ Nis testimi për Akademinë e Sigurisë, Çuçi: Kemi ulur moshën mesatare të Policisë së Shtetit

2

Ka nisur këtë të mërkurë (5 prill) testimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë, që po kryehet në Pallatin e Kongreseve.

Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë me dije se 714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante në Policinë e Shtetit, ndërsa ka publikuar pamjet nga salla.

“I gjithë procesi monitorohet nga kamerat dhe korrigjimi i testit do të bëhet me #Scandron, në prezencë të vetë aplikantëve, për të garantuar transparencë maksimale”, tha Çuçi.

Më tej Ministri i Brendshëm thekson se këto vite në Policinë e Shtetit janë afruar rreth 3 mijë të rinj duke ulur ndjeshëm moshën mesatare të efektivëve.

“Do ta ruajmë këtë trend dhe do të ecim me shpejtësi në këtë korsi për të arritur te mesatarja e vendeve të BE-së, si dhe do të vijojmë rrugën e pakthyeshme për të modernizuar më tej Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji. Kapacitetet dhe profesionalizmi i punonjësve të Policisë do të barazohet me atë të partnerëve tanë evropianë”, përfundon Çuçi.

/rtsh.al/