Ballina Lajme 30-vjeҫari Dorjo Duka shkoi në Itali për të festuar, por vdiq në...

30-vjeҫari Dorjo Duka shkoi në Itali për të festuar, por vdiq në aksident, shoferi italian nën efektin e drogës

13

Të dielën e 21 Janarit, italiani 45-vjeçar i jepte makinës nën efektin e kokainës dhe alkoolit, kur përfundoi në korsinë tjetër të rrugës në Pontebbana të Pordenones, duke i marrën jetën 30-vjeçarit shqiptar Dorjo Duka dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Një fakt edhe më rëndë ky për familjarët e Dorjo Dukës, 30-vjeçarit shqiptar që jetonte në Tiranë, e që humbi tragjikisht jetën nga ngjarja në fjalë.

Nga përplasja  e dy makinave ‘kokë më kokë’, i plagosur mbeti edhe kushëriri i Dukës.

25-vjeçari sipas mediave italiane, vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe ndodhet në terapi intensive.

Të mërkurën mësohet se mjekëve iu desh të kryenin me urgjencë një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të komplikacioneve.

 

Duka kishte shkuar në Itali të premten, për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij.

Ai kishte vetëm 9 ditë që ishte martuar.

Mes dhimbjes për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë dhe ankthit për fatin e 25-vjeçarit, familjarët tërhoqën të mërkurën trupin e pajetë të 30-vjeçarit.

Ai do të përcillet për në banesën e fundit të premten.