Ballina Lifestyle & Showbiz 3 gabimet më të mëdha që bëni sa herë shkoni në një...

3 gabimet më të mëdha që bëni sa herë shkoni në një sallon bukurie

3

Nuk është sekret që në sallonet e bukurisë, shërbimet për flokët të jenë të shtrenjta. Prerja e flokëve mund të jetë domosdoshmëri, por edhe çmimi që të ofron salloni mund të jetë i shtrenjtë dhe ndoshta jo ai që prisje, duke pasur parasysh edhe shërbimin që të ofrohej. Trajtimet e ndryshme, produktet e shtuara apo produktet shtesë që të sugjerohen për t’i përdorur në shtëpi janë gjithmonë kosto sa herë shkon në një sallon. 

Megjithatë, 3 janë gabimet më të mëdha për të cilat duhet të bësh shumë kujdes sa herë shkon në një sallon bukurie.

Blerja e produkteve të sallonit

Ti e di që disa produkte ofrohen me çmim të ulët në sallon? Apo e di që ata janë origjinalë të gjithë? Sipas The Huffington Post, blerja e produkteve të flokëve në një sallon është gabimi më i madh që mund të bësh. Shumë sallone përpiqen të të bindin se shampot e tyre janë ekstra intensive, ndryshe nga ato që mund t’i gjesh në treg, edhe kur është fjala për të njëjtën markë. Por mos harro se edhe një pjesë e mirë e tyre janë të hapura, ndaj nuk është asnjëherë e sigurt. Përveç kësaj, edhe çmimi që të ofrojnë është i lartë, në përgjithësi me atë që ofrohet në treg. Ndaj, kujdes!

Trajtimet ekstra të flokëve

E di që trajtimet e vazhdueshme të flokëve që të ofrohen shpesh në këto lloj sallonesh mund të jenë të dëmshme për flokët? Shumë prej parukierëve vazhdimisht këshillojnë të bësh serum, masazh apo edhe të shtosh në flokë hidratues të ndryshëm. Sigurisht, të gjitha këto me vlerë të shtuar. Por, refuzoji! Mund të blesh një shishe të madhe me krem hidratant dhe ta përdorësh në flokë sa herë të kesh nevojë pa u kushtëzuar nga një kosto ekstra. Plus kësaj, nëse zgjedh shampon e duhur për flokët, atëherë nuk do kesh nevojë të bësh trajtime të veçanta në sallon.

Nuk pyet për çmimin

E ke parë ndonjëherë listën e çmimeve? Mos harro asnjëherë të pyesësh për nivelet e ndryshme të bojës, prerjes apo çdo lloj trajtimi me radhë që të nevojitet. Zakonisht, parukierët janë kategorikë në fillim me çmimet, nisur edhe nga emri i tyre. Megjithatë, një pjesë mund të të ofrojnë edhe paketa të ndryshme shërbimi që të kushtojnë më pak. Sigurohu që, nëse paguan më shumë, t’ia vlejë i gjithë shërbimi, pavarësisht nga emri i parukierit.