Ballina Rajoni 27 shkurt takimi me Aleksandër Vuçiç/ Albin Kurti bisedë të nivelit të...

27 shkurt takimi me Aleksandër Vuçiç/ Albin Kurti bisedë të nivelit të lartë me zyrtarët e BE-së

1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë gjatë Konferencës për Sigurinë në Mynih. Ai është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Midis tyre është diskutuar procesi i dialogut dhe propozimi evropian, i iniciuar nga Franca dhe Gjermania, si dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Në këto takime është diskutuar edhe përballja e radhës së nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që u caktua të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.

“U takova me Kurtin në Konferrencën e Mynihut për Siguri për të diskutuar për nevojën për avancim të propozimit të BE-së për normalizim raportesh me Serbinë, që është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për takim në nivel të lartë më 27 shkurt”, ka shkruar Borrell në Tëitter.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Mynihut, Kurti zhvilloi takime edhe me senatorë amerikanë.

Kryeministri u takua me seantorët Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Me seantorin Menendez, Kurti ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe fuqizimin e mëtejmë të tij.

/rtsh.al/