Njëzet e pesë vjet pas vdekjes së saj të parakohshme, Princesha Diana mbetet një figurë e dashur. Diana u martua me Princin Charles, trashëgimtarin e dukshëm të fronit britanik, në vitin 1981. Ajo u bë një ikonë ndërkombëtare dhe përdori famën e saj për të rritur ndërgjegjësimin për një sërë ccështjesh, nga dhuna në familje e deri te shëndeti mendor.
Ajo u bë tituj nëpër gazeta në vitin 1987 kur shtrëngoi qëllimisht duart me një pacient me AIDS, për të hedhur poshtë mitin se HIV/AIDS mund të përhapet përmes prekjes. Ajo u konsiderua “princesha e popullit”.
Diana dhe Princi Charles u divorcuan në vitin 1996, por ajo ishte ende objektiv i një shqyrtimi intensiv mediatik. Më 31 gusht 1997, Diana dhe i dashuri i saj, Dodi Fayed, u vranë në një aksident automobilistik në Paris, së bashku me shoferin e tyre, Henri Paul. Ajo ishte 36 vjeç./ CNN