Ballina Lajme 240 MLN Lekë tender/ SPAK kërkon 3 vite burg për Fatos...

240 MLN Lekë tender/ SPAK kërkon 3 vite burg për Fatos Tushen

3

SPAK do të japë vendimin përfundimtar për dënimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushes në datën 29 Korrik, ora 13:00. Avokati kërkoi pafajësi për akuzat që bien mbi Tushen.

Prokuroria ka kërkuar 3 vjet e 4 muaj burg për Tushen për abuzime me tenderat publikë e shpërdorim detyre.

Tushe akuzohet për favorizim në tendera ndaj biznesmenit Bujar Murataj të “Euro Alb” të cilin e shpalli fitues të një tenderi rehabilitues për një kanal ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 240 MLN Lekë.

Murataj u shpall fitues megjithëse kisjte ofruar vlerën më të lartë ndër operatorët ekonomikë konkurrues. Kryebashkiaku dhe vartësi i tij Flamur Peqini kishin ndërhyrë që fitues të ishte Murati në mënyrë paratë t’i merrte pronari i “Loti” sh.p.k., Ibrahim Lami.