Ballina Rajoni 24-vjetori i gjenocidit serb, Presidentja Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet...

24-vjetori i gjenocidit serb, Presidentja Osmani: S’mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet e Beogradit

2

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 24-vjetorin e masakrave të kryera nga regjimi serb.

Bëhet fjalë për masakrën në Brestoc të Rahovecit ku u vranë 49 civilë, atë në Celinë ku u vranë 75 civilë dhe masakrën në Fortesë ku humbën jetën 68 civilë.

Ajo u shpreh se nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe, për sa kohë që nuk është vendosur drejtësi në lidhje me krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Deklarata e plotë:

Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit.

Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së.

Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë.

Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë.

Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme.

Qoftë i përhershëm kujtimi për civilët dhe dëshmorët!

(BalkanWeb)