Ballina Lajme 220 oficerë sigurie në shkolla në të gjithë vendin

220 oficerë sigurie në shkolla në të gjithë vendin

1

Xhesika Grëmi, është një nga 220 oficerët e sigurisë që veprojnë në shkollat e sistemit parauniversitar në Shqipëri. E caktuar pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ajo ka për detyrë jo vetëm të garantojë sigurinë e nxënësve, por edhe të ndërhyjë në rastet kur vetë nxënësit kanë sjellje që shkelin rregullat.

Rastet më të shpeshta kur i është dashur të ndërhyjë tek nxënësit janë ato të bullizmit dhe ngacmimeve online.

“Ka patur raste të bullizmit të cilët nxënësit e fillojnë në formë loje, edhe tek pjesa e krimit kibernetik ku fillojnë ngacmimet në rrjetet sociale dhe kjo është bërë më e shpeshte, tek shkolla Sami Frashëri ka një grup sigurie dhe e  marrim informacionin përmes nxënësve”.

Në Ministrinë e Arsimit thonë se oficerët e sigurisë janë vendosur vetëm në ato shkolla ku ka një numër të lartë nxënësish. Shumica e tyre janë në Tiranë.

Aktualisht numri i oficerëve të sigurisë në shkolla shkon në 220. Që do të thotë të gjitha shkollat e Arsimit të Mesëm, të Lartë, ose gjimnazet që kanë një numër të lartë mbi 100 nxënës, kanë oficer sigurie dhe shkollat e ciklit 9-vjeçar, që kanë një numër nxënësish mbi 700 kanë një oficer sigurie.

“Vetëm me shtesat e reja në shkollat 9-vjeçare u shtuan rreth 30 shkolla të reja dhe pothuajse 60 oficerë sigurie janë të pozicionuar në shkollat e Tiranës”./ Tv Klan