Ka dalë nga SPAK pas 3 orësh marrje në pyetje, ish-komandati i Gardës së Republlikës, Ndrea Prendi. Para gazetarëve ai deklaroi se: “Do paraqitem në SPAK sa herë të më thërrasin. Për çdo gjë”.
Ai u thirr këtë të martë në SPAK ku kanë rinisur hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë humbën jetën katër protestues.
Gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, Ndrea Prendi shërbente si komandanti i Gardës së Republikës, e cila hapi zjarr drejt protestuesve në 21 Janar.