
Një ngjare e rëndë ka tronditur sërish Shkodrën mbrëmjen e sotme.
Lulash Qeouri 75 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë, teksa ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Stom-Golem, teksa një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të të moshuarit.
Edhe pse fillimisht u raportua se i moshuari kishte ndërruar jetë, ai ka arritur të dërgohet I gjallë në ambientet e spitalit dhe të marrë ndohmën mjekësore.
Policia është në vendngjarje dhe është duke punuar për zbartdhjen e shkaqeve.