Ballina Lajme 2 mijë euro ryshfet për operacionin e të dënuarit për jetë, kapet...

2 mijë euro ryshfet për operacionin e të dënuarit për jetë, kapet dhe ekstradohet mjeku i burgut të Peqinit

1

Mjeku i burgut të Peqinit, Eduard Ruçi, banues në Durrës, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është arrestuar në Itali pasi  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Eduart Ruçi, në vitin 2019, gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar shumën 2000 euro, të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim, për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor, për dërgimin e të dënuarit në spital, për të kryer një operacion.

Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, shtetasi Eduart Ruçi , dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar.