Ballina Lajme 19-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin

19-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin

4

Pogradec- Grindje me thika në Pogradec.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çërravë, Pogradec.

M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, M. B., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.